Aktualitet

OPERACIONI “Faqet Online”/ Ishte e shpallur në kërkim, arrestohet 36-vjecarja në Fier

13 Prill 2022, 09:51 Nga DOSJA
OPERACIONI “Faqet Online”/ Ishte e shpallur në kërkim,

FIER- Arrestohet 36-vjecarja në Fier pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe fshehje të ardhurash. 36-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. G., ishte banuese në Fier. Në kuadër të një operacioni të koduar “Faqet online”  bënë të mundur arrestimin e 36-vjeçares. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36 vjeçaren e cila do të ndiqet penalisht për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

Njoftimi i plocisë

Kapet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve””, thuhet në njoftimin e policisë.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecarja ne fier operacioni faqet online arrestohet 36 vjecarja ne fier operacioni faqet online

Sondazh

Poll