Aktualitet

Dogji qëllimisht një sipërfaqe toke, arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër

13 Prill 2022, 09:53 Nga DOSJA
Dogji qëllimisht një sipërfaqe toke, arrestohet 59-vjeçari

GJROKASTËR- Një 59-vjeçarë është arrestuar në Gjirokastër. 59-vjeçari i identifikuar me inicialet I.M., është kapur në flagrancë nga policia e Gjirokastrës pasi ka ndezur zjarr në një pronë shtetërore. 

Kjo pronë ishte në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

59-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. 

Njoftimi i plotë i Policisë: 
Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne gjirokaster nje 59 vjecar arrestohet nje 59 vjeçar arrestohet ne gjirokaster nje 59 vjecar arrestohet nje 59 vjeçar

Sondazh

Poll