Aktualitet

Taulant Beqiraj u ekzekutua në mes të Vlorës, autori dënohet me 21 vite burg

13 Prill 2022, 08:39 Nga DOSJA
Taulant Beqiraj u ekzekutua në mes të Vlorës, autori dënohet

TIRANË– Elton Hajnaj, autori i dyshuar i vrasjes së Taulant Beqiraj është dënuar me 21 vite burg. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Hajnaj, 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Dy shokët, Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

SI NDODHI VRASJA?

Taulant Beqiraj, 31 vjeç, me precedentë penalë dhe djali i një ish-punonjësi policie u ekzekutua mesditën e 3 marsit 2021 me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës në Vlorë, në sy të qytetarëve pranë rrugës ‘Transballkanike’. Teksa ecte në këmbë, Gjikaj u qëllua nga një automjet me xhama të zinj katër herë dhe u la i vdekur në vend. Plumbat vinin nga një makinë ngjyrë gri, tip “Ford”, e cila ishte në ecje dhe brenda kishte më shumë se një person. Aty ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Shkak për vrasjen mësohet të jetë bërë një borxh i pakthyer nga Beqiraj. Madje ditën e vrasjes, Taulant Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin, ndërsa viktima refuzoi t’i kthente paratë.

(A.B)/Dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elton hajnaj hans jonuzaj vrasja e taulant beqirajt elton hajnaj hans jonuzaj vrasja e taulant beqirajt

Sondazh

Poll