Aktualitet

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit protestë te IKMT, qytetari: Shteti më kërcënon me SMS

13 Prill 2022, 08:20 Nga DOSJA
Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit protestë te IKMT, qytetari:

TIRANË– Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit iu janë drejtuar ditën e sotme IKMT-së informacion se çfarë po ndodh me banesat e tyre. Ata janë shprehur për mediat se një prej inspektorëve iu ka kërkuar që të lironin banesat në të kundërt do të marrin 20 mijë euro gjobë. Një prej banorëve të Laprakës deklaroi për mediat se në telefon i kanë ardhur kërcënime nga shteti që të mos marrë pjesë në protesta. 

‘Më ka ardhur kërcënim në telefon, nga një person i shtetit. Kishte fjalë fyese, mos dil në protestë. Nuk do e lexoj mesazhin. ‘- tha ai. 

Banorët tentuan që të futen brenda ambienteve të këtij institucioni për të folur me përfaqësues të IKMT mirëpo deri më tani nuk u pritën nga asnjë person. Prej muajsh këta banorë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë akuzuar bashkinë dhe qeverinë se është devijuar projekti i Unazës së Madhe, dhe për rrjedhojë do të shemben edhe disa banesë, që nuk kanë qenë në projektin e parë.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes banoret e laprakes te ikmt protesta e banoreve banoret e laprakes banoret e laprakes te ikmt protesta e banoreve

Sondazh

Poll