Sport

Shqipëria i mundi 3-0, në Peru kanë dyshime për moshën e kapitenit; Nuk ka mundësi të…

12 Prill 2022, 15:07 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria U-16 zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e dytë ndaj Perusë në turneun UEFA Development U-16, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj një rivali shumë të fortë.

Tifozët e Perusë kanë komentuar në profilin e Federatës në Twitter. Por komentet më epike lidhen me kapitenin e Shqipërisë U-16, mbrojtësin kuqezi Adi Kurti, që është dukshëm me fizik më të madh sesa kapiteni i Perusë U-16.

“Nëse ky është kapiteni i Shqipërisë U-16, imagjinoni kur të shkojë në moshën 20 apo 22 vjeçare. Do të na shikojë nga lart fytyrat tona ose ata stërviten në planetin e Dragon Ball”, ishte një prej komenteve që veçonin kapitenin kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport peru shqiperia peru shqiperia

Sondazh

Poll