Sport

Van Gaal siguron për gjendjen shëndetësore: “Jam i emocionuar, kam lot në sy”!

12 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
Van Gaal siguron për gjendjen shëndetësore: “Jam i

HOLANDE – Trajneri holandez Louis van Gaal, i cili javën e kaluar njoftoi se vuante nga kanceri i prostatës, siguroi të hënën për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë në veçanti se seancat e tij të kimioterapisë, si dhe operacioni ishin “pas tij”.

“Kam bërë 25 seanca kimioterapie. Pastaj më duhej të prisja pesë ose gjashtë muaj për të parë nëse funksiononte. Ishte çdo gjë mirë”,- tha ai, cituar nga agjencia holandeze e lajmeve “ANP”.

Van Gaal zbuloi të dielën e kaluar se vuante nga kanceri i prostatës që nga viti 2020, ndërsa siguroi se sëmundja nuk do ta pengonte të shkonte në Katar për Kupën e Botës (21 nëntor-18 dhjetor).

“Këto seanca kimioterapie ishin lënë pas meje përpara nënshkrimit të kontratës me KNVB (Federata Holandeze) në gusht”, – ka deklaruar Van Gaal, i pyetur nga televizioni publik ‘NOS’ të hënën në mbrëmje, në premierën e filmit të tij “Louis në Amsterdam”.

Njoftimi për sëmundjen e ish-trajnerit të Ajax Amsterdamit, Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Manchester United, kishte shkaktuar emocione të mëdha në mbarë botën e futbollit. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të kishte pasur një ndikim të tillë në botë,”- tha për ‘NOS’ tekniku, i cili duhej t’i nënshtrohej një operacioni në shkurt.

“Më duket e pabesueshme. Unë emocionohem për këtë, kam lot në sytë e mi, por gjithashtu më jep energji që kaq shumë njerëz kujdesen për mua,”- shtoi ai për të gjitha shenjat e mbështetjes që ka marrë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtor sportiv te barcelona luis van gaal trajneri holandez i barces drejtor sportiv te barcelona luis van gaal trajneri holandez i barces

Sondazh

Poll