Sport

Trajnerët dhunohen nga prindërit, në shenjë proteste klubi pezullon stërvitjen

12 Prill 2022, 10:01 Nga DOSJA
Trajnerët dhunohen nga prindërit, në shenjë proteste klubi

FRANCE Ishte një incident shumë i turpshëm. Të shtunën, gjatë një ndeshjeje për të rinjtë, një trajner nga Athletic Club Boulogne-Billancourt (ACBB) u dhunua përsëri verbalisht nga një prind.

Në përgjigje të këtij gjesti të përsëritur në mënyrë të njëpasnjëshme, klubi Hauts-de-Seine ka vendosur që asnjë nga 1200 të licencuarit e tij të futbollit, të mos stërvitet këtë të mërkurë, “për të rritur ndërgjegjësimin e të gjithëve, përballë agresivitetit të disa prindërve ndaj trajnerëve tanë, ndaj të cilëve nuk ka munguar dhuna verbale dhe ajo fizike në javët e fundit”.

Përleshjet në tribuna, ofendimet ndaj trajnerit, zbritje në fushë për të kërkuar shpjegim nga një trajner, nuk janë të rralla. “Problemi i madh me futbollin vjen nga prindërit,- thotë një trajner për “Le Parisien”. – Ata mendojnë se fëmija i tyre ka të ardhmen Mbappe dhe se do të blejnë një vilë me paratë e djalit të tyre”.

Javët e fundit, futbolli amator në Francë është njollosur nga raste të shumta agresioni, qoftë fizik apo verbal, si ai i një arbitri në Somme, teksa gjykon gjatë një ndeshjeje mes moshave nën 17 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dhuna ndaj arbitrit dhuna ndaj femijeve dhuna ndaj futbollistëve të rinj dhuna verbale dhuna ndaj arbitrit dhuna ndaj femijeve dhuna ndaj futbollistëve të rinj dhuna verbale

Sondazh

Poll