Sport

Miliona euro të hedhura dëm, presidenti i Dinamos i vërsulet lojtarëve; Këta janë palaço

12 Prill 2022, 09:55 Nga DOSJA
Miliona euro të hedhura dëm, presidenti i Dinamos i vërsulet

TIRANË– Dinamo në vuajtje konstante. Rënia nga kategoria? Akoma jo matematikisht, por me çdo probabilitet, pas një viti në elitë, Dinamo do të kthehet andej nga erdhi. Kur kanë mbetur edhe 8 javë nga përfundimi i sezonit, Dinamo ndodhet 8 pikë larg nga Egnatia, skuadra më e afërt në klasfikim. Të gjithë shpresojnë në një mrekulli, por sinjali i dhënë ditët e fundit nga presidenti i klubit Adrian Bardhi se klubi është drejt riorganizimit, tregon qartë dështimin e një sezoni me buxhet marramendës e investime që kapin miliona euro.

“Këto humbje radhazi, bashkë me këtë të sotmen (djeshmen), kanë treguar se janë bërë shumë gabime në ndërtimin e skuadrës dhe pikë. Ka një kundërsens, në fakt, sepse unë desha të bëja diçka të mirë, të isha sa më korrekt në çdo gjë. Jam munduar të plotësoj çdo kërkesë që ka pasur skuadra. Investuam në fillim për një Dinamo kampione, por ja ku jemi tani.

Ky sezon është një dështim, e pranoj dhe pikë. Është ajo që e kam thënë edhe më herët për ju, se është shpërdoruar besimi im. Kjo skuadër nuk ka dinjitet, nuk ka karakter, këta janë lojtarë palaço. Është një dështim me kosto, por çfarë t’u bëjmë atyre që e ndërtuan skuadrën…? Çfarë do të ndodhë tani? Nëse do të biem, do të investoj për të ndërtuar një skuadër me themele të forta, të konsoliduar dhe që të premtojë për të ardhmen”, u shpreh Bradhi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo dinamo

Sondazh

Poll