Aktualitet

Ankimimi i PD për 17 korrikun & statutin e 18 dhjetorit! Apeli merr në shqyrtim kërkesën

12 Prill 2022, 11:38 Nga DOSJA
Ankimimi i PD për 17 korrikun & statutin e 18 dhjetorit! Apeli merr

TIRANË- Gjykata e Apelit e Tiranës ka marrë në shqyrtim ankimin e deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajt, i cili ankimoi mosregjistrimin e Kuvendit të 18 dhjetorit bashkë me 17 korrikun. Genti Shala është zgjedhur relator ndërsa anëtarët janë Edlira Petri dhe Elona Toro. Shqyrtimi i kërkesës do të bëhet në ditët në vijim pasi të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit. 

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi;me objekt:Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar ngagjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur:“1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.” Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.Sot në datën 12.04.2022, është dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm.Shorti për caktimin e relatorit të cështjës, do të hidhet po sot, në datën 12.04.2022, ora 14:30.Publiku do të informohet në vijim për të gjitha aspektet procedurale.

Gjykata e Tiranës njohu më 25 mars Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit. Vendimi u mor nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të mbajtur më 11 Dhjetor 20211. Sipas vendimit të Zhukrit, PD-së i kthehet logoja e vjetër e partisë, si dhe shkarkohen nga detyra Basha si kryetar, Alibeaj si nënkryetar e disa emra të tjerë. Pak ditë pas këtij vendimi, Alibeaj depozitoi në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri duke ngritur pretendimet e tyre lidhur me procesin.

Ç’u vendos më 17 korrik?

Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme të Këshillit Koordinues të Qarkut. Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. 

Po me 18 dhjetor?

Në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata-t”. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare. 

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj kuvendi 17 korrik kuvendi i 18 dhjetorit enkelejd alibeaj kuvendi 17 korrik kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll