Aktualitet

Kishte fshehur mbi 5 kilogramë kanabis në bodrum, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

12 Prill 2022, 13:35 Nga DOSJA
Kishte fshehur mbi 5 kilogramë kanabis në bodrum, arrestohet

GREQI- Më shumë se pesë kilogramë kanabis të papërpunuar posedonte një 37-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në Pagrati nga efektivët e Nëndrejtorit të Prokurorisë për Drogën e Sigurimit të Atikës në Greqi, i akuzuar për posedim dhe trafik droge.

Sipas Protothemës, i akuzuari trafikonte sasi droge në zonën e gjerë të Pagratit dhe Kaisarianit. Bëhet me dije se në një bodrum të përbashkët të pallatit ku ai banonte, në Pagrati, u gjetën dy pako me kanabis të papërpunuar, të cilin dyshohet se i posedonte me qëllim trafikimin.

Në veçanti, ata gjetën dhe konfiskuan ndër të tjera, kanabis të papërpunuar me peshë 5 kilogramë e 190 gram, shumën prej 2500 euro dhe një peshore precize elektronike. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi policia greke arrestohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll