Aktualitet

U gjet e mbytur në ujë, kjo është turistja që vdiq e bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh (EMRI)

14 Korrik 2019, 16:31 Nga DOSJA
U gjet e mbytur në ujë, kjo është turistja që vdiq e

GRAMSH– 24-vjeçarja Tila Sallaku është gjetur e mbytur në ujërat e Kanioneve të holtës në Gramsh,  ku kishte shkuar për të eksploruar natyrën së bashku me familjen e saj.

E reja është gjetur e mbytur në ujë, pak minuta pasi janë shpëtuar 4 fëmijë në grykëderdhjen e kanioneve. Ndërkohë RENEA vazhdon ende të kërkojë për një të ri 20-vjeçar, që është edhe vëllai i të mbyturës Sallaku, dhe një 50-vjeçar, mik i të njëjtës familje.

Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 4 fëmijë janë shpëtuar ndërsa dy të tjerë rezultojnë ende të humr.

Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh gjendet e vdekur turistja ne gramsh tilla sallaku bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh gjendet e vdekur turistja ne gramsh tilla sallaku

Sondazh

Poll