Aktualitet

Tragjedi në Gramsh, bllokohen 105 turistë në kanionet e Holtës, vdes 25-vjeçarja, dëshmitarët tregojnë tmerrin: Na mori uji (Video+Foto)

  • U gjet e mbytur në ujë, kjo është turistja që vdiq e bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh
  • Do ikte ne Gjermani me vëllain, kjo është Tila Sallaku, infermierja që i mori jetën Kanioni i Holtës
  • Tragjedia në Gramsh, turisti tregon tmerrin e mbytjes së 25-vjeçares: E pashë kur e mori uji…
  • Mrekullia e natyrës që sot fali tragjedi, pamje nga lumi i furishëm i Holtës që i mori jetën 25-vjeçares
  • Një tragjedi ka ndodhur në Gramsh. 105 turistë u bllokuan në Kanionet e Holtës. Vdes 25-vjeçarja Desantila Sollaku. Të tjerët shpëtojnë.
    Përditësuar:

    GRAMSH– Një tragjedi ka ndodhur në Gamsh në Kanionet e Holtës ku 105 turistë mbetën të bllokuar. Një vajzë 25-vjeçe e identifikuar si Desantila Sollaku, pjesë e turistëve u gjet e mbytur në dalje të kanioneve.

    Së bashku me familjen, Sollaku që shumë shpejt do të largohej drejt Gjermanisë pasi kishte mbaruar shkollën e infermierisë, udhëtoi për fundjavë në Kanionet e Holtës, pas e ditur se do të ishte udhëtimi i fundit për të.

    Pjesa tjetër e familjes së saj, vëllai Denis dhe i ati, Dritan shpëtuan shëndoshë e mirë së bashku me turistët e tjerë që kishin mbetur të bllokuar.

    Shumë prej turistëve e fituan luftën mes dallgëve dhe ujit të furishëm, niveli i të cilit ishte rritur ndjeshëm si pasojë e reshjeve të shumta, por jo Desantila.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Një turist rrëfeu tmerrin që përjetuan mes dallgëve. Ai tregoi se e kishte parë 25-vjeçaren ta merrte rrjedha e ujit, por që nuk kishte mundur të bënte asgjë.

    Kjo bukuri natyrore u kthye në makth për familjen Sollaku, që pas disa orësh do të hapë dyert e mortit.

    (f.m/dosja.al)

    • 22:53

      Do ikte ne Gjermani me vëllain, kjo është Tila Sallaku, infermierja që i mori jetën Kanioni i Holtës (Foto)

       Vajza që shihni në foto është Desantila Sollaku, e njohur si Tila, e cila humbi jetën ditën e sotme në Kanionet e Holtës në Gramsh. 

      Viktima Desantila Sollaku dhe foto nga vendngjarja

      25-vjeçarja ishte nisur së bashku me familjen e saj për të kaluar një fundjavë pranë bukurive të natyrës, pa e ditur se nuk do të dilte gjallë nga Kanionet e Holtës. Vëllai i saj Denisi, sapo ishte kthyer nga jashtë dhe për këtë arsye familja kishin vendosur të bashkoheshin.

      Sollaku jetonte në Savër të Lushnjes, por shumë shpejt do të largohej me të vëllanë drejt Gjermnaisë, pasi kishte përfunduar studimet për infermieri në Tiranë. 

      Familja Sollaku kishin dy vajza dhe një djalë. Ata merreshin me tregti të produkteve ushqimore në Lushnjë.

      Por kjo nuk është e vetmja tragjedi që ka pësuar familja e 25-vjeçares. Dy vite më parë, gjyshi i viktimës Desantila Sollaku, u vetëhodh nga pallati ku banonte. 
    • 21:24

      Tragjedia në Gramsh, turisti tregon tmerrin e mbytjes së 25-vjeçares: E pashë kur e mori uji…

      Një turist ka rrëfyer momentet e frikshme që kaloi në Kanionet e Holtës në Gramsh ku një 25-vjeçare humbi jetën.

      Në një prononcim për “Report TV”, mësohet se ai është shprehur se e ka parë trupin e të resë ta merrte rrjedha e ujit por që nuk bënte dot gjë.

      Ai tregon se më pas shpëtoi një fëmijë, që vetë dallga ja solli në duar.

      Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.

       Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar,”- tha ai.

    • 20:07

      Mrekullia e natyrës që sot fali tragjedi, pamje nga lumi i furishëm i Holtës që i mori jetën 25-vjeçares (Video)

      GRAMSH– Kanioni i Holtës është një nga mrekullitë e natyrës, në të cilën turistët dynden çdo ditë për të parë bukuritë e kësaj kalterisë, por sot takuan tragjedinë.

      Në verilindje të Gramshit pranë fshatit Kabash e Bardhaj, atu ku supozohet të rrjedhë një ujë i pastër si kristali sot është humbur një jetë, ajo e turistes 25-vjeçare Tila Sallaku. Uji është kthyer në një valë furie të dendur, si për të treguar triumfin pasi mbyti turisten nga Lushnja, siç shihet në videon e publikuar nga Report Tv.

      Më poshtë mund të shikoni edhe videon për të parë se çfare pamje ka Kanioni i Holtës në një ditë normale.

    • 19:07

      Turistët e bllokuar, policia je plajmin e mirë: I gjetëm të humburit

      Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e dy personave që kishin humbur në Kanionet e Holtës në Gramsh. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se djali i ri 20-vjeçar është gjetur shëndoshë e mirë, së bashku me burrin 50-vjeçar. 

      Ndërkohë autoritetet shpehin gjithashtu keqardhjen për humbjen e jetës së 25-vjeçares, Tila Sallaku

      Njoftimi i policisë 

      Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

      Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

      Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin.

      Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

      Nderko vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.

      Me vone do tju dergoj info te plote

    • 19:06

      I vdiq e motra në Kanionet e Holtës në Gramsh, gjendet shëndoshë e mirë 20-vjeçari dhe miku i familjes

      Vëllai i turistes Tila Sallaku që u gjet e mbytur në Kanionet e Holtes në Gramsh është gjetur shëndoshë e mirë nga forcat policore. I riu rezultonte i zhdukur së bashku me mikun e familjes së tyre, një burrë rreth moshës 50-vjeç.

      Ndërkohë 24-vjeçarja Sallaku u gjet e mbytur në daljen e grykëderdhjes në Kanionet e Holtës. 

    • 18:52

      U gjet e mbytur në ujë, kjo është turistja që vdiq e bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh (EMRI)

       24-vjeçarja Tila Sallaku është gjetur e mbytur në ujërat e Kanioneve të holtës në Gramsh,  ku kishte shkuar për të eksploruar natyrën së bashku me familjen e saj.

      E reja është gjetur e mbytur në ujë, pak minuta pasi janë shpëtuar 4 fëmijë në grykëderdhjen e kanioneve. Ndërkohë RENEA vazhdon ende të kërkojë për një të ri 20-vjeçar, që është edhe vëllai i të mbyturës Sallaku, dhe një 50-vjeçar, mik i të njëjtës familje.

    • 18:21

      Bllokimi i turistëve shqiptarë, Çako: Po punohet për gjetjen e tre të humburve

      Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako ka dëhnë detaje në lidhje me operacinin e shpëtimit të turistëve në Kanionet e Holtës në Gramsh. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Çako u shpreh se vijojnë ende kërkimet për tre turistët, fati i të cilëve nuk dihet.

      Është një situatë në kanionet e Holtës ku vizitohet shpesh në fundjavë. Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, mbeten për t’u kontaktuar një djalë, një vajzë dhe një burrë rreth të 50-ave .

      Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar. Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë,“- tha ai.

    Shto Koment