Aktualitet

Bllokimi i turistëve shqiptarë, Çako: Po punohet për gjetjen e tre të humburve

14 Korrik 2019, 16:28 Nga DOSJA
Bllokimi i turistëve shqiptarë, Çako: Po punohet për

TIRANË- Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako ka dhënë detaje në lidhje me operacinin e shpëtimit të turistëve në Kanionet e Holtës në Gramsh.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Çako u shpreh se vijojnë ende kërkimet për tre turistët, fati i të cilëve nuk dihet.

Është një situatë në kanionet e Holtës ku vizitohet shpesh në fundjavë. Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, mbeten për t’u kontaktuar një djalë, një vajzë dhe një burrë rreth të 50-ave .

Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar. Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë,“- tha ai.

Pasditen e sotme një grup turistësh shqiptarë kanë mebtur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. Deri më tani bëhet me dije se janë shpëtuar tre fëmijë, ndërsa tre të tjerë nuk dihet se ku janë. Shkak për këtë bllokim mësohet të jenë bërë shirat e shumtë që kanë sjellje prurje të mëdha në lum.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh haki cako bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh haki cako

Sondazh

Poll