Aktualitet

Tentoi t’i vidhte banesën dhe të largohej me biçikletë, arrestohet 56-vjeçari në Kavajë

14 Korrik 2019, 11:36 Nga DOSJA
Tentoi t’i vidhte banesën dhe të largohej me

KAVAJË- Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Kavajës, pasi tentoi të grabiste një banesë.

Hajduti me iniciale Xh.Ç., është arrestuar teksa po largohej me biçikletë nga banesa e H.K, kur e zonjë e shtëpisë e ka parë dhe ka njoftuar policinë.

56-vjeçari i arrestuar ditën e sotme nuk ishtë një emër i panjohur për policinë e Kavajës, pasi ai rezultonte edhe më parë i dënuar për vjedhje. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë,Tiranë

Tenton të vjedhë në banesën e një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia, gjatë tentativës për tu larguar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin: XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të vjedhë banesën shtetases H. K.,banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për tu larguar me biçikletë e shtetasit XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne kavaje kavaje grabitje ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll