Aktualitet

S’pranoi të quhej turk, eksperti i krimeve zbulon faktet: Fan Noli firmosi si shqiptar, korigjoi dokumentat e oficerit amerik

14 Korrik 2019, 14:37 Nga DOSJA
S’pranoi të quhej turk, eksperti i krimeve zbulon faktet: Fan Noli

TIRANË– Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumenta të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.

Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korigjuar gjithashtu edhe dokumentat e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.

Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston.

Kombësia? – Turkey (Turqi)
Rasa etnike?- Ofiseri fillimisht shkrua “Turkey”. Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA “

Fan Noli – Shqiptar i vertet,”- shkruan eksperti i krimeve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fan noli gjon juncaj fan noli gjon juncaj

Sondazh

Poll