Aktualitet

‘Fikni automjetet në rrugë’, Qeveria rrit naftën me 20 lekë, kundërpërgjigjen qytetarët, organizojnë protesta

14 Korrik 2019, 10:00 Nga DOSJA
‘Fikni automjetet në rrugë’, Qeveria rrit naftën me

TIRANË– Projektligji i qeverisë për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, të cilët kanë vendosur protesta simbolike.

Në rrjetet sociale është përhapur një thirrje e cila fton të gjithë përdoruesit e mjeteve që ditën e nesërme të ndalen në rrugë dhe të qëndrojnë pa lëvizur për tre orë.

Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Edhe pse vetë ministrja e Financave, Anila Denaj nuk e ka pranuar për asnjë çast se çmimi i karburantit do të rritet, ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per cmimin e naftes rritja e cmimit te naftes taska e re per naften protesta per cmimin e naftes rritja e cmimit te naftes taska e re per naften

Sondazh

Poll