Aktualitet

Operacione ‘blic’ në Vlorë, arrestohen 5 persona, një prej tyre i shpallur në kërkim

14 Korrik 2019, 12:00 Nga DOSJA
Operacione ‘blic’ në Vlorë, arrestohen 5 persona, një

VLORË– Pas një operacioni ‘blic’ pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës dhe të Sarandës gjatë 24 orëve të fundit.

Njëri nga pesë të arrestuarit rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” ndërsa të tjerët nuk kanë qënë të të skeduar më parë nga policia.

Bëhet fjalë për G.S 34 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I arrestuari i dytë është H. B., 56  vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë kanabisi.

Në prangat e policisë ka rënë edhe A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

I arrestuar ditën e sotme është edhe E. Z., 50  vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

Ndërsa i pesti që është arrestuar është M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi  duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të cilët kryejnë veprimtari të paligjshme.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona, njëri prej tyre në kërkim.

Vlorë, ndalohet shtetasi në kërkim G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit pët Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi H. B., 56 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë.
Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

Sarandë, arrestohet në flagrancë shtetasi M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona vlore arrestohen 5 persona vlore

Sondazh

Poll