Aktualitet

Dhjetra njerëz mbi urë/ Ç’po ndodh në Fushë Krujë, si kalojnë qytetarët mbi urën metalike (VIDEO)

14 Korrik 2019, 09:19 Nga DOSJA
Dhjetra njerëz mbi urë/ Ç’po ndodh në Fushë

FUSHË KRUJË- Prej pak kohës në Fushë Krujë po bëhet rindërtimi i urës së lumit Zezë, e cila ndodhet në qendër të qytetit.

Për ta zëvëndësuar urën, firma që po kryen punimet ka vënë në dispozicion të qytetarëve një urë provizore metalike, e cila siç duket edhe nga pamjet nuk e përballon dot fluksin.

Ky fluks shton edhe rrezikun që i kanoset këmbësorëve që kalojnë mbi këtë urë pasi skeleti i saj nuk e përballon dot një peshë të tillë.

Rindërtimi i urës ka sjellë anomali të mëdha edhe në qarkullimin e mjeteve në autostradën Fushë Krujë- Thumane, Vorë- Rinas dhe në Fushë Krujë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë ura e lumit zez fushë-krujë ura e lumit zez

Sondazh

Poll