Aktualitet

Hyri në Shqipëri si emigrant por ishte terrorist, Gjykata lë në burg rusin 34-vjeçar

14 Korrik 2019, 09:43 Nga DOSJA
Hyri në Shqipëri si emigrant por ishte terrorist, Gjykata lë

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin rus që u arrestua disa ditë më parë.

Rasul Mislaev ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

Rasul Mislaev kishte hyrë në Shqipëri si emigrantë i paligjshëm, duke u arrestuar tre ditë më parë me qëllim ekstradimin drejt Rusisë.

34-vjeçari akuzohet se është terrorist. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rusi terrorist rasul mislaev arrestohet rusi terrorist rasul mislaev

Sondazh

Poll