Aktualitet

“Gati i kishte rënë të fikët”, roja i plazhit shpëton 17-vjeçaren shqiptare në det

14 Korrik 2019, 09:09 Nga DOSJA

ITALI- Pasditen e djeshme në plazhin Pescia Romana në Tuscia, një vjzë 17-vjeçare shqiptare është zhytur në det, por më pas ka hasur vështirësi dhe nuk ka mundur të dal në breg.

17-vjecarja sëbashku me familjen ndodhej në plazhin Pescia Romana, për të kaluar fundjavën.

Sipas mediave italiane rojet e plazhit e kanë ndihmuar menjëherë vajzën, kur kanë dëgjuar se po kërkonte ndihmë.

Roja e pazhit Filippo Cavallaro ka qenë i pari që është futur në det për të shpëtuar 17-vjeçaren shqiptare, dhe tha se: “Gati i kishte rënë të fikët, por munda ta riktheja në gjendje të mirë”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 17-vjecarja itali mbytet roja i plazhit shqiptare 17-vjecarja itali mbytet roja i plazhit shqiptare

Sondazh

Poll