Bota

Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit

11 Prill 2022, 13:03 Nga DOSJA
Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit

PAKISTAN- Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur Shebbaz Sharif si kryeministër të ri të vendit pas shkarkimit të Imran Khan në fundjavë.

Përpara votimit të hënën, ligjvënësit nga partia e Khanit, Tehreek-e-Insaaf (PTI) dhanë dorëheqjen masivisht, duke bojkotuar zgjedhjen e Sharif, vëllait të vogël të kryeministrit Nawaz Sharif. Sipas Aljazeera, ceremonia e betimit do të mbahet të hënën. Votimi u mbajt nën masa të rrepta sigurie.

Sharif, i cili udhëhoqi përpjekjet e opozitës për të shkarkuar Khan, ka premtuar se qeveria e tij do të përmirësojë ekonominë dhe nuk do të kërkojë hakmarrje nga kundërshtarët politikë.

Udhëheqësi 70-vjeçar vjen nga një familje industrialistësh që është kthyer në një dinasti politike.

Ai u zgjodh në Asamblenë Kombëtare në vitin 2018 dhe drejtoi partinë e Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N) pasi vëllai i tij më i madh u ndalua të mbante poste publike përgjithmonë pasi u shpall fajtor për korrupsion.

Khan, një lojtar i kriketit i kthyer në politikan, u shkarkua në orët e para të së dielës pasi 174 deputetë votuan kundër tij në parlament.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shebbaz sharif zgjedhje ne pakistan shebbaz sharif zgjedhje ne pakistan

Sondazh

Poll