Aktualitet

Rama takon Scholz, kancelari injoron Open Balkan: Jetëzoj Procesin e Berlinit (Konferenca)

11 Prill 2022, 05:17 Nga DOSJA
Rama takon Scholz, kancelari injoron Open Balkan: Jetëzoj Procesin e

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Gjermani me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Rama u takua fillimisht me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. Më pas shtrengoi duart edhe me Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-ëalter Steinmeier. Takimi i fundit që kishte planifikuar axhenda për të ishte ai me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Gjatë vizitës kryeministri u shoqërua nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.

Çfarë u tha në konferencë?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rikthyer nismën e paraardhëses së tij, Angela Merkel. Në konferencën që mbajti me kryeministrin Edi Rama në Gjermani, Scholz tha se ka për qëllim të rigjallërojë Procesin e Berlinit. Sipas Scholz, Procesi i Berlinit është ai që u jep potencial gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zbatimin e katër lirive bazë dhe e afron Shqipërinë me BE.

“Dua të rigjallëroj procesin e Berlinit, me rëndësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 lirive bazë. Procesi i Berlinit ka treguar se çfarë potenciali jep për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Qarkullimi i lirë i personave, mallrave ka rëndësi për të gjithë rajonin. Angazhohem me të gjithë qeverinë time, do të mbetemi një aleat i ngushtë i Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian,”- tha ndër të tjera Scholz. Ndërsa kryeministri Rama e përmendi Ballkanin e Hapur duke e qujatur një rijetëzim e zgjatim të Procesit të Berlinit.

Nga Gjermania, kancelari Scholz dha lajmin e mirë për njohjen e patentave shqiptare. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmoset zyrtarisht marrëveshja. Përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Scholz tha se do të jetë gjithmonë pranë vendit tonë dhe se do të angazhohet me mjaft këmbëngulje për këtë çështje. Ai përmendi pandeminë e Covid-19 dhe luftën e nisur në Ukrainë, duke shtuar se pikërisht sulm rus dha sinjalin që për demokracinë duhet punuar çdo ditë e se procedurat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Scholz e vlerësoi dënimin e agresionit rus nga Shqipëria dhe tha se ndikimi i vendeve të treta të Ballkanit Perëndimor duhet kontrolluar.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse në qershor nuk jepet drita jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të Bullgarisë, do të kërkojë ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, duke përmendur këtu edhe se shqiptarët kanë votuar pro kësaj gjëje në Këshillimin Kombëtar. Përsa i përket ndikimit rus, Rama tha se në Shqipër është zero pasi nuk ka investime e marrëdhënie të posaçme në këtë vend, ndërsa me Kinën tha se ka ndikime të papërfillshme e minimale. Turqinë e konsideroi partnere strategjike të Shqipërisë.

Rama përmendi edhe Kosovën e kërkoi nga Gjermania që të liberalizohen vizat për qytetarët e këtij vendi. I pyetur nëse do të bëhet xheloz nëse Ukraina integrohet më shpejt se Shqipëria në BE, Rama tha se është i shqetësua që ukrainasit mendjnë se do të untegrihen më shpejt se shqiptarët. Ai tha se duke e ditur se si funksionon BE-ja nuk mund të ndodhë kjo gjë, por që edhe nëse bëhet, nuk do të ‘xhelozonte’.

AXHENDA

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit

VIDEO/ Rama takohet me Olaf Scholz, delegacioni shqiptar s’mban maskë, gjermanët ‘korrekt’

Gjermani kërkoi autograf! Rama: Më bërtiti, mendova se mos po më shan ndonjë i racës time

Rama në Berlin! Takohet me kryebashkiaken, shkëmbejnë dhurata, jep autograf për fansin

Rama në Berlin për çeljen e negociatave, a do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama ne gjermani edi rama rama ne gjermani

Sondazh

Poll