Aktualitet

VD-Rakipi non-grata, i biri deputet:Babai im është super i pastër, i gatshëm ta lë mandatin

11 Prill 2022, 15:02 Nga DOSJA
VD-Rakipi non-grata, i biri deputet:Babai im është super i

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi që u shpall sot non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë reagimin e parë në lidhje me lajmin në fjalë. Në një prononcim para se të futet në Kuvendin ku sot do të mbahet seanca e radhës plenare, Rakipi tha se i ati është një person pa rekorde kriminale, i pastër dhe pro-amerikan. I pyetur nëse është i gatshëm ta lërë mandatin e deputetit, Rakipi u përgjigj pozitivisht.


“Kam lindur në demokraci, jam pro amerikan, babai im po shtu, nuk e di se çfarë vendimi është bërë. S’ka ndodhur kurrë kjo gjë në familjen tonë, babai im është super i pastër, nuk ka akuza, nuk ka rekorde kriminale. Babai im nga politika ka ik për diçka, kjo është diçka skandaloze. Jam i gatshëm të lë mandatin,”- tha deputeti Rakipi ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:SHBA shpall non-grata ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aqif rakipi shpallet non grata nga shba orlando rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba orlando rakipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2022, 13:47

Digjet shtëpia e ish-Oficerëve në Vlorë

VLORË– Shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë ka marrë flakë. Mësohet se zjarri është aktivizuar mesditën e sotme. Shkaqet nuk dihen ende. Mësohet se zjarr...