Aktualitet

Betohet Majko, koha e Berishës shkakton sherr në Kuvend, ndërhyn Garda (DEBATET)

11 Prill 2022, 13:24 Nga DOSJA
Betohet Majko, koha e Berishës shkakton sherr në Kuvend, ndërhyn

TIRANË– Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar mes debateve të forta, që nisën që nga ndarja e kohës që do të flisnin deputetët. Gjithçka nisi kur drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj e cila xëvendësoi Lindita Nikollën, i ndërpreu fjalën liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai që u ngrit në këmbë e shkoi drejt foltores duke e bllokuar atë ishte deputeti Flamur Noka. Me ndërhyrjen e Gardës, situata u normalizua, por jo debati.

Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Enkelejd Alibeaj akuzuan Felajn se po shkelte rregulloren e Kushtetutën duke mos respektuar radhën e deputetëve që duhet të flisnin. Një tjetër përplasje u regjistrua mes Berishës e ministres Olta Xhaçka. Kjo e fundit e konsideroi ‘të shkuar’ liderin historik të PD-së, ndërsa Berisha e akuzoi për paçkitje pronash.

Zvendëskryeministri Arben Ahmetaj e Xhaçka floën për Këshillimin Kombëtar, por deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, e konsideroi këtë nismë si një propagandë. Ai kërkoi që qytetarët të pyeteshin me Referendum. Sot u betua edhe Pandeli Majko, i cili mori mandatin e deputetit pas lënies nga Alqi Bllako që u arrestua.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, ndërhyn Garda

Opozita kundër Felajt: Shkele Kushtetutën, s’na e cakton ti kohën

Korreshi: Në Lushnjë s’ka cep që s’pihet kanabis, serat u boshatisën për hashashin

‘Njëra ka superbashkëshort, e gëzon me prona’/ Xhaçka-Berishës: Jam krenare për burrin

“E shkuar e hidhur”, Xhaçka përplaset me Berishën, ish-kryeministri: Plaçkitëse pronash

VIDEO- “Grup shushunjash”, Berisha shpërthen në Kuvend, Nikolla i pret fjalën: Ulu

‘Bamirës’/ Deputetët e PD i ‘dhurojnë’ maxhorancës 4 minuta për të folur

Pandeli Majko merr mandatin e deputetit, betohet në Kuvend

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 11 prill 2022 kuvendi i shqiperise seance plenare 11 prill 2022

Sondazh

Poll