Aktualitet

Rakipi e Ndroqi non-grata, Lala: U prek trekëndëshi krim-politikë-biznes

11 Prill 2022, 20:32 Nga DOSJA
Rakipi e Ndroqi non-grata, Lala: U prek trekëndëshi

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala e ka konsideruar një prekje e cënim të trekëndëshit krim-politikë-biznes shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi e biznesmenit Ylli Ndroqi. E ftuar në “Opinion”, Lala përmendi dhe të shkuarën problematike të Ndroqit me emrin e tij të parë, Xhemal Pasmaçiu.

Ajo tha se ka edhe njerëz të tjerë problematikë, por që nuk shpallen non-grata, pasi nuk kanë ndikim në vend.

“Në vitin 2004 është referuar në përfundim të operacionit ‘Bakllava’ si pjesë e një grupi kriminal. Është arrestuar në vitin 2015, pas urdhërarrestit. Është prekur fiks trekëndëshi krim-politikë-biznes. Ne kemi folur gjithmonë për këtë trekëndëshin dhe tashmë u prek kjo gjë. Kështu e shikoj, kemi plot njerëz që kanë rekorde, por nuk kanë ndikim në publik,”- tha Lala ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala klodiana lala

Sondazh

Poll