Aktualitet

I treti në radhë tek PS! Si do të veprohet me deputetin, djalin e Aqif Rakipit

11 Prill 2022, 16:42 Nga DOSJA
I treti në radhë tek PS! Si do të veprohet me deputetin, djalin e

TIRANË– Aqif Rakipi është i treti socialist që shpallet non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por ndryshe nga paraardhësit e tij, ai ka future pasardhësin në Kuvendin e Shqipërisë. Orlando Rakipi u fut në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, por dhe pse ishte i 30 në radhë, arriti të thyente herësin dhe të dilte deputet. Vetëm 27 vjeç dhe pa kontribute të mëparshme politike, Rakipi theu herësin dhe mblodhi plot 15 mijë e 697 vota.

Po kush është Orlando Rakipi? 

I riu është djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi. Ky i fundit e humbi përfundimisht të drejtën të hynte në Kuvend më 21 shkurt 2019, kur Gjykata Administrative i rrëzoi padinë për t’u rikthyer në Kuvend. Rakipit iu hoq mandati në vitin 2018 bashkë me Gledion Rehovicën pas verifikimit se në Itali ishte arrestuar në vitin 1998 për vjedhje. Këtë arrestim ai e kishte fshehur në formularin për dekriminalizimin dhe KQZ i hoqi mandatin pas verifikimit të shkresës që erdhi nga pala italiane përmes Interpolit.

Si do të veprohet me mandatin e Orlando Rakipit?

Deputeti u shfaq i emocionuar në derën e Kuvendit, teksa tentonte të futej në në sallën ku pritej të zhvillohej seanca plenare. Orlando Rakipi tha se si i ati, ai dhe e gjithë familja janë ‘të pastër’ dhe pro-amerikanë. Vendimi i DASH për të është skandaloz, ndërkohë që shtoi se ishte i gatshëm të jepte dhe dorëheqjen nga mandati.

Rasti i parafundit Tomë Doshi

Ai hoqi dorë nga mandati i deputetit pas përplasjes së fortë në distancë me ambasadoren e SHBA-ve, Yri Kim e cila bënte thirrje që Doshi të mos futej në Kuvend. Por, Kryetari i Partisë Social Demokratike nuk u tërhoq deri në momentin që siguroi tre vende në Kuvend. Më pas, përmes një letre, dhadorëheqjen, por sqaroi se do të vijonte ta drejtonte partinë, vetëm se nuk do të ishte me prezent në sallën e parlamentit. Tom Doshi u shpall non grata në vitin 2018.  Doshi ishte deputet i Partisë Socialiste në vitet 2009 dhe 2013, por u përjashtua nga Partia Socialiste në vitin 2015 me duartrokitje nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pasi akuzoi publikisht Ilir Metën, aktualisht President i Republikës, për një komplot vrasjeje ndaj tij. Pavarësisht përjashtimit nga socialistët, Doshi arriti të rizgjidhet deputet në vitin 2017 nën siglën e Partisë SocialDemokrate në qarkun e Shkodrës.

Rasti i Vangjush Dakos

Në vitin 2019 është shpallur non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Vendimi u mor në korrik të vitit 2019. Edhe pse përflitej se do të garonte në zgedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ai u tërhoq nga gara dhe vendin e tij e zuri Valbona Sako. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Dako u shpreh se nuk ka asnjë koment për vendimin e SHBA-së që i ndaloi hyrjen.

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani në lidhje me shpalljen non-grata të Rakipit apo Ndroqit. Ai ndodhet në Gjermani, në kuadër  të një vizite dhe po zhvillon takime me zyrtarët e atij vendi. Nuk dihet nëse Orlando Rakipi do të marrë vendimin që të tërhiqet apo largimi nga PS-ja do të bëhet përmes përjashtimit nga grupi parlamentar. Në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Partia Demokratike e përjashtoi nga grupi, por nuk dihet nëse Rama do të ndjekë të njëjtën metodë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aqif rakipi shpallet non grata nga shba orlando rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba orlando rakipi

Sondazh

Poll