Aktualitet

Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit

11 Prill 2022, 18:05 Nga DOSJA
Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do

GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rikthyer nismën e paraardhëses së tij, Angela Merkel. Në konferencën që mbajti me kryeministrin Edi Rama në Gjermani, Scholz tha se ka për qëllim të rigjallërojë Procesin e Berlinit. Sipas Scholz, Procesi i Berlinit është ai që u jep potencial gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zbatimin e katër lirive bazë dhe e afron Shqipërinë me BE.

“Dua të rigjallëroj procesin e Berlinit, me rëndësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 lirive bazë. Procesi i Berlinit ka treguar se çfarë potenciali jep për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Qarkullimi i lirë i personave, mallrave ka rëndësi për të gjithë rajonin. Angazhohem me të gjithë qeverinë time, do të mbetemi një aleat i ngushtë i Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian,”- tha ndër të tjera Scholz. Ndërsa kryeministri Rama e përmendi Ballkanin e Hapur duke e qujatur një rijetëzim e zgjatim të Procesit të Berlinit.

Nga Gjermania, kancelari Scholz dha lajmin e mirë për njohjen e patentave shqiptare. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmoset zyrtarisht marrëveshja. Përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Scholz tha se do të jetë gjithmonë pranë vendit tonë dhe se do të angazhohet me mjaft këmbëngulje për këtë çështje. Ai përmendi pandeminë e Covid-19 dhe luftën e nisur në Ukrainë, duke shtuar se pikërisht sulm rus dha sinjalin që për demokracinë duhet punuar çdo ditë e se procedurat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Scholz e vlerësoi dënimin e agresionit rus nga Shqipëria dhe tha se ndikimi i vendeve të treta të Ballkanit Perëndimor duhet kontrolluar.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse në qershor nuk jepet drita jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të Bullgarisë, do të kërkojë ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, duke përmendur këtu edhe se shqiptarët kanë votuar pro kësaj gjëje në Këshillimin Kombëtar. Përsa i përket ndikimit rus, Rama tha se në Shqipër është zero pasi nuk ka investime e marrëdhënie të posaçme në këtë vend, ndërsa me Kinën tha se ka ndikime të papërfillshme e minimale. Turqinë e konsideroi partnere strategjike të Shqipërisë.

Rama përmendi edhe Kosovën e kërkoi nga Gjermania që të liberalizohen vizat për qytetarët e këtij vendi. I pyetur nëse do të bëhet xheloz nëse Ukraina integrohet më shpejt se Shqipëria në BE, Rama tha se është i shqetësua që ukrainasit mendjnë se do të untegrihen më shpejt se shqiptarët. Ai tha se duke e ditur se si funksionon BE-ja nuk mund të ndodhë kjo gjë, por që edhe nëse bëhet, nuk do të ‘xhelozonte’.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ukraina në BE para Shqipërisë? Rama: Më shqetëson që mendojnë se do ndodhë

“Serbia mori sistem raketor kinez”, Scholz: Mua më rezulton që e kanë dënuar sulmin rus

Mbështetja ndaj Ukrainës, Scholz: Do e furnizojmë me raketa, në bashkëpunim me miqtë

Scholz injoron Ballkanin e Hapur: Dua të rigjallëzoj Procesin e Berlinit

Ndikimi kinez e rus, Rama: Zero e minimal! Turqia, aleat i ngushtë

Ndarje nga Maqedonia e Veriut? Rama: Nëse bllokohemi edhe në qershor, do ndodhë

Rama: Ballkani i Hapur zgjatim i Procesit të Berlinit, liberalizoni vizat për Kosovën

LIVE-Nis konferenca me Ramën, Scholz: Nesër firmoset, Gjermania njeh patentat e shqiptarëve

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike olaf scholz rama ne gjermani olaf scholz rama ne gjermani

Sondazh

Poll