Aktualitet

THIRRJE nga Paraguaj: Hetoni Alibeajn, është i korruptuar, mori para nga ish-guvernatori

11 Prill 2022, 21:19 Nga DOSJA
THIRRJE nga Paraguaj: Hetoni Alibeajn, është i korruptuar, mori para

PARAGUAJ– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mund të vihet nën hetim për shkak se akuzohet se ka marrë mbështetje financiare nga një prej bankierëve më të njohur të Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos, njëkohësisht ish-presidenti i Bankës Qendrore të këtij shteti.

Diplomati paraguajan, Blas Oddone dhe gazetari vendas Pedro Escobar Medina u bëjnë thirrje institucioneve që të nisin hetimet për Alibeajn, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga vendi i tyre. Ata e konsiderojnë Alibeajn, një politikan shqiptar, të korruptuar.

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar shqiptar Enkelejd Alibeaj,”- shkruan Blas Oddone.

‘El Ministerio Publico de la Republica del Paraguay tiene que investigar el apoyo financiero y bancario de Carlos Fernández Valdovinos brindado al político corrupto Albanes Enkelejd Alibeaj’

— Blas Oddone (@BlasOddone) April 11, 2022

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen e mundshme financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos, që supozohet të jetë dhënë për politikanin shqiptar Enkelejd Alibeaj,”- shkruan Pedro Escobar Medina.

El Ministerio Público de la Republica del Paraguay debe considerar para investigar el posible apoyo financiero y bancario de Carlos Fernández Valdovinos brindado presumiblemente al cuestionado político Albanes Enkelejd Alibeaj.

— Pedro Escobar Medina (@PedroEscobarMe1) April 11, 2022

Carlos Fernández Valdovinos është një nga bankierët më të njohur në Paraguaji. Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Paraguajit nga viti 2013 e deri në 2018. Në maj 2017 ai u zgjodh anëtar i Bordit të Guvernatorëve në Qendrën për Studime Monetare të Amerikës Latine për periudhën 2015-2017. Ai përfaqëson Paraguajin në Bordin e Drejtorëve të Fondit të Rezervave të Amerikës Latine (FLAR) që nga viti 2014. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike blas oddone carlos fernández valdovinos enkelejd alibeaj blas oddone carlos fernández valdovinos enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll