Politike

Rakipi e Ndroqi non-grata, Berisha: Lobim i pastër i Ramës e Soros, s’kam koment

11 Prill 2022, 19:15 Nga DOSJA
Rakipi e Ndroqi non-grata, Berisha: Lobim i pastër i Ramës e Soros,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment në lidhje me shpalljen non-grata të biznesmenit Ylli Ndroqi e ish-deputetit Aqif Rakipi. I ftuar në “Politiko”, Berisha tha se nuk kishte shumë informacioneve në lidhje me këtë situatë, por që gjithsesi komentet u takonin të ndëshkuarve në fjalë. Sipas Berishës, edhe çështja ndaj Rakipit e Ndroqi është e sponsorizuar nga filantropi George Soros e kryeministri Edi Rama. 

“Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër, edhe nëse do të kisha lexuar komentet duhet t’i bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll