Aktualitet

ARSYET/ Pse u shpallën non-grata Rakipi e Ndroqi, akuza për përfshirje në grupe kriminale

11 Prill 2022, 15:11 Nga DOSJA
ARSYET/ Pse u shpallën non-grata Rakipi e Ndroqi, akuza për

TIRANË– Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi akuzohen se janë të përfshirë në grupe kriminale e korrupsion. Në njoftimin e plotë shkruhet se për ish-deputetin Rakipi shkruhet se ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të organizuar, nën ndikimin e të cilëve ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin.

Ndërsa Ndroqi, pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale akuzohet se ka shfrytëzuar mediat për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë. Ndroqi, sipas njoftimit, akuzohet si përgjegjës ose bashkëpunëtor, për përfshirje të drejtpërdrejtë në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Pronat e të dyve janë sanksionuar, ndërsa u ndalohet hyrja në SHBA të dyve bashkë me familjarët. Sipas “Urdhrit Ekzekutiv 14033 i datës 8 qershor 2021” i firmosur nga presidenti  i SHBA, Joe Biden të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC.

LAJM KRYESOR:SHBA shpall non-grata ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba orlando rakipi ylli ndroqi shpallet non grata nga shba aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba orlando rakipi ylli ndroqi shpallet non grata nga shba

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2022, 13:47

Digjet shtëpia e ish-Oficerëve në Vlorë

VLORË– Shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë ka marrë flakë. Mësohet se zjarri është aktivizuar mesditën e sotme. Shkaqet nuk dihen ende. Mësohet se zjarr...