Aktualitet

‘Fast Delivery’/ Skemë kontrabande me shitjet në faqet online, 22 urdhër arreste (DETAJET)

11 Prill 2022, 09:20 Nga DOSJA
‘Fast Delivery’/ Skemë kontrabande me shitjet në faqet

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhërarreste për goditjen e kontrabandës. Ky është vijim i operacionit ‘Fast Delivery’ i cili nisi në nëntor të 2021-it, ku u sekuestrua 1 mln euro mall. Deri më tani janë arrestuar 15 persona ndërkohë që operacioni vijon për zbatimin e 8 masave të tjera. Të akuzuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të paregjistruar ndërsa mallrat i kishin kontabandë. Për administratorët e 25 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata.

Ata janë: Behar Bici, Elona Rexhepi, Arlinda Dalipaj, Shkelqim Pelinku, Gentian Lleshaj, Rezarta Gjika, Klodian Vladi, Jovan Qemeri, Jonida Krodhima, Erisa Ismaili, Estela Kola, Sara Rizai, Erta Xhaferri , Erjol Naftirani, Pranvera Rrapushi, Melseda Gega.

“Këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181”, thuhet në vendim.

Operacioni i zhvilluar në vitin 2021, u arrestuan 6 persona në Tiranë. ‘Fast Delivery’ zbuloi në atë kohë 6 magazina industriale në kryeqytet që shmangnin detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal. Të gjithë të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor duke kryer kështu evazion fiskal.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

DETAJET/ Faqet online që u ‘goditën’ për evazion fiskal, EMRAT e të arrestuarve

‘Fast Delivery’/ Mallra kontrabandë në vend, LISTA ME 22 biznese, Prokuroria jep detaje

Mallrat kontrabandë në rrjetet sociale! Arrestohen 15 persona, 6 në kërkim në Tiranë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mallra kontrabande operacioni fast delivery tirane mallra kontrabande operacioni fast delivery tirane

Sondazh

Poll