Aktualitet

VD-Kontrolle/ 11 persona tentojnë të korruptojnë efektivët, 42 drejtues mjetesh në pranga

11 Prill 2022, 13:39 Nga DOSJA
VD-Kontrolle/ 11 persona tentojnë të korruptojnë efektivët,

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 42 drejtues mjetesh. Policia goditi 11 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. 42 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.194 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor


NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës/Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. •Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 11 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. 42 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.194 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë vendosur 6.687 masa administrative, me një mesatare 930 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj. Janë bllokuar 28 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.Janë hequr 8 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose ishin të çregjistruara nga vendet e origjinës.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2022, 13:47

Digjet shtëpia e ish-Oficerëve në Vlorë

VLORË– Shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë ka marrë flakë. Mësohet se zjarri është aktivizuar mesditën e sotme. Shkaqet nuk dihen ende. Mësohet se zjarr...