Aktualitet

Hetuesit belgë zbarkojnë në Elbasan, ‘zhbirojnë’ dosjen e Dumanit

11 Prill 2022, 14:35 Nga DOSJA
Hetuesit belgë zbarkojnë në Elbasan, ‘zhbirojnë’

ELBASAN– Një grup hetuesish belg kanë zbarkuar në Shqipëri, më konkretisht në qytetin e Elbasanit dhe kanë marrë në dorë dosjet për të cilat akuzohet Nuredin Dumani, i cili u plagos në atentatin në Papër dhe tashmë ndodhet në spitalin e burgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se ata kanë zhvilluar takime në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas janë nisur drejt prokurorisë së Elbasanit ku i ka pritur kreu i këtij institucioni Kreshnik Ajazi.

Hetuesit belgë kanë shtruar disa pyetje në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit që sipas tyre mund të hedhë dritë në disa nga ngjarjet e rënda të ndodhura në vendin tonë dhe jo vetëm. Por, ende nuk dihet se për cilat ngjarje bëhet fjalë. Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje në lidhje me vizitën e hetuesve belgë në vendin tonë, të cilët, duhet thënë se nuk është hera e parë që vijnë dhe ‘gërmojnë’ në ngjarjet kriminale. Për herë të fundit ishte dosja ‘Toyota Auris’ që i solli në Tiranë, dosje për të cilën morën në pyetje edhe Lulzim Bashën, i cili më vonë dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

Si u vu në pranga Dumani?

Mbrëmjen e 29 marsit, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia. Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here. Siç raportoi Dosja.al, Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhëtua nga të besuarit e tij. Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij, pikërisht në atë moment nuk është ndalur as breshëria e plumbave ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.

Të njëjtët ishin ata që dhanë adresën e apaertamentit ku Dumani u strehua e po mjekohej pas atentatit, vend ku u gjet nga RENEA. Para hetuesve nuk ka dhënë emra, por flet për 5-6 persona, fytyrat e të cilëve pretendon se as nuk i ka vënë re në momentin që e kanë qëlluar. Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve! Ai akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës).

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2022, 13:47

Digjet shtëpia e ish-Oficerëve në Vlorë

VLORË– Shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë ka marrë flakë. Mësohet se zjarri është aktivizuar mesditën e sotme. Shkaqet nuk dihen ende. Mësohet se zjarr...