Aktualitet

VIDEO- Momenti kur autori i vë tritolin godinës së Xhemal Bushatit në Shkodër

11 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
VIDEO- Momenti kur autori i vë tritolin godinës së Xhemal

SHKODËR– Pamjet që po shikoni tregojnë lëvizjet e autorit pak para në një biznes në Shkodër, në orët e para të mëngjesit të 26 Marsit. Videoja e publikuar nga TVKlan tregojnë se autorit, i cili nuk është identifikuar ende, i duhen vetëm pak sekonda për të vendosur lëndën plasëse rreth 400 gramë, në katin e parë të ndërtesës në pronësi të Xhemal Bushatit, ish-kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar bashkie.

Më pas, personi në fjalë, duke përshkruar të njëjtin itiniarar nga erdhi, largohet me vrap. Vetëm pak momente më pas sasia eksplozivit shpërthen. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.

Në të njëjtën ditë, 26 mars, në një diferencë kohore prej vetëm 10 minutash u vendos dhe një tjetër sasi eksplozivi në një tjetër godinë në në një market në rrugën pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ në pronësi të Florenc Markut. Ende nuk ka asnjë person në pranga për dy ngjarjet në fjalë, për të cilat, grupi hetimor beson se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pronarët e godinave janë marrë në pyetjer, por kanë mohuar të kenë konflikte. Godina ku ndodhet marketi i Markut është në pronësi të fisit Lici në Shkodër, të njohur për përplasjet e hasmëritë.

(f.m/ddosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florenc marku shperthim ne shkoder xhemal bushati florenc marku shperthim ne shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2022, 13:47

Digjet shtëpia e ish-Oficerëve në Vlorë

VLORË– Shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë ka marrë flakë. Mësohet se zjarri është aktivizuar mesditën e sotme. Shkaqet nuk dihen ende. Mësohet se zjarr...