Aktualitet

Zvëndëson Bllakon! Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e deputetit, Pandeli Majkos

11 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Zvëndëson Bllakon! Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e

TIRANË– Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi ditën e sotme vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit, për Pandeli Majkon. Mbledhja e Këshillit u zhvillua sot nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. 

‘Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin nr. 140, datë 04.04.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë z. Pandeli Sotir Majko” dhe pasi verifikoi mandatin e deputetit z. Majko, ia kaloi seancës plenare të datës 11 prill 2022‘- thuhet në njoftim. 

Pritet që vendimi të miratohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Pandeli Majko do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Alqi Bllako në kuvendin e Shqipërisë, pasi ish-deputeti u arrestua pasi akuzohej nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyrë lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Në 31 mars, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit duke dërguar letrën në Kuvend, ndërsa KQZ nisi procedurat për ta zëvendësuar me Majkon. Majko ishte i 19-ti në listën e Tiranës, e po ashtu ishte besimplotë se Partia Socialiste do t’i fitonte po aq deputetë, nga 36 gjithsej që ka qarku i kryeqytetit, por plani i tij duket se nuk shkoi siç e kishte menduar, duke mos u betuar më 10 shtator.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike allqi bllako pandeli majko allqi bllako pandeli majko

Sondazh

Poll