Aktualitet

Tragjedi në Greqi! Makina me shqiptarë shkrumbohet në rrugë, 17-vjeçari s’doli dot i gjallë

11 Prill 2022, 12:31 Nga DOSJA
Tragjedi në Greqi! Makina me shqiptarë shkrumbohet në rrugë,

GREQI– Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën Lassi Argostoli në Kefaloni. Sipas informacioneve të medias greke inkefalonia.gr një student shqiptar është djegur në makinë për shkak të një aksidenti rrugor. 17 vjeçari shqiptar nuk ka arritur të zbresë dot nga automjeti, në të cilin udhëtonin dhe bashkëmoshatarët e tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar, përplasje e cila më pas ka shkaktuar shpërthimin në rezervuarin e gazit të makinës. Zjarri u përhap shumë shpejt.

Të gjithë pasagjerët që ndodheshin në makinë ishin studentë me origjinë shqiptare.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi vdes shqiptari ne greqi greqi vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll