Aktualitet

Dhunimi i kancelarit të Gjykatës së Elbasanit/Shoqërohen disa persona, sekuestrohen kamerat

11 Prill 2022, 06:03 Nga DOSJA
Dhunimi i kancelarit të Gjykatës së Elbasanit/Shoqërohen

ELBASAN– Për dhunimin e Kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi janë shoqëruar në polici për t’u pyetur disa persona. Po ashtu policia ka bërë sekuestron e disa kamerave të sigurimit për të identifikuar autorët. Dhunimi i 51-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, në një nga rrugicat ku banonte Sulkuqi.

Mësohet se dy autorët parkuan mbrëmjen e djeshme mjetin në hyrje të rrugës Egnatia. Me hap të shpejtë kanë arritur 51 vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda. Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”.

Dy mendohet se janë pistat kryesore të hetimit, e para për shkak të detyres dhe tjetra për jetën personale.

Kancelari i gjykatës u dërgua në spitalin rajonal në Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Oh nëna ime’/ Dhunimi i kancelarit në Elbasan, autorët ndoqën Sulkuqin, sapo e panë..

Dhuna ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, policia: U godit në kokë, e paqartë

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ledio sulkuqi dhunohet ledio sulkuqi

Sondazh

Poll