Aktualitet

‘Oh nëna ime’/ Dhunimi i kancelarit në Elbasan, autorët ndoqën Sulkuqin, sapo e panë..

11 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
‘Oh nëna ime’/ Dhunimi i kancelarit në Elbasan,

ELBASAN– Ledio Sulkuqi, kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit u dhunua në orët e vona të fundjavës, pasi kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte në shtëpi. Raportohet se Sulkuqi nuk ka dhënë dëshminë për dhunimin që iu bë. Policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Mësohet se dy autorët parkuan mbrëmjen e djeshme mjetin në hyrje të rrugës Egnatia. Me hap të shpejtë kanë arritur 51 vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda.

Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”.

Dy mendohet se janë pistat kryesore të hetimit, e para për shkak të detyres dhe tjetra për jetën personale.

LAJMI KRYESOR: Dhunimi i kancelarit të Gjykatës së Elbasanit/Shoqërohen disa persona, sekuestrohen kamerat

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi

Sondazh

Poll