Aktualitet

Biznesmeni vdiq në aksident në Itali, i vëllai: Erdhëm me varkë nga Shqipëria në vitin ‘91

11 Prill 2022, 08:58 Nga DOSJA
Biznesmeni vdiq në aksident në Itali, i vëllai: Erdhëm me

ITALI– Orges Beqari, vëllai i vogël i Lorenc Beqarit, biznesmeni që humbi jetën në aksidentin automobilistik në Itali ka folur për mediat italiane. Ai ka treguar rrugëtimin e tyre në Ravenna, 30 vite më parë. Orgesi tha se mbërritën me një varkë që u nis nga Shqipëria ne vitin 1991.

“Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë. Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj. Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish. Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonat para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Edhe e dashura e tij, Sandra, që punon si roje plazhi. Djali i saj erdhi të më takojë sot, tha se mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin, u sëmur. Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forli. Ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin. Të gjithëve do na mungojë shumë”

LAJMI KRYESOR: Ishte nisur për të takuar të fejuarën, shqiptari humb jetën në aksident në Itali (DETAJE)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lorenc beqari lorenc beqari

Sondazh

Poll