Sport

BARCELONA E XAVIT| Arbitri i jep 3 penallti Levantes, katalanasit gjejnë fitoren në fund!

10 Prill 2022, 21:54 Nga DOSJA
BARCELONA E XAVIT

SPANJË- Barcelona ka arritur që të marrë fitoren e shtatë radhazi e të rikthehet në vendin e dytë të La Ligës, pasi mundi me përmbysje Levanten në transfertë me shifrat 2-3. Skuadra e Xavit vijon të jetë e pathyeshme që nga mesi i janarit, duke treguar dhe një herë tjetër se tani ka një tjetër fytyrë dhe ka aftësinë për të përmbysur rezultatin edhe në momentet kur ndaj tyre akordohen tre penallti kundër.

Një pjesë e parë e mbyllur me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, Levante do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë ku Moraes do të tregohej i saktë në minutën e 52′. Tre minuta më vonë gjyqtari akordoi sërish një penallti për një prekje të topit me dorë brenda zone, por këtë herë Ter Stegen neutralizoi goditjen e futbollistit Marti. Aubameyang në minutën e 59′ dhe Pedri katër minuta më vonë përmbysën Levanten.

Në të 83-ën vendasit fituan sërish të drejtën e një penalltie, e treta në këtë ndeshje për Levanten me Merelo që nuk gaboi dhe mposhti për të dytën herë Ter Stegen. Në minutën e 92′ De Jong do t’u dhuronte fitoren katalanasve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona levante barcelona levante

Sondazh

Poll