Aktualitet

I preu gishtat gruas! PARANDALOHET krimi i rëndë në Kukës, kapet 36-vjeçari

11 Prill 2022, 08:09 Nga DOSJA

KUKËS– Një ngjarje e rëndë e cila mund të ishte kthyer në tragjedi është parandaluar në Kukës. Policia informon se ka rënë në pranga një 36-vjeçar pasi kishte prerë gishtat e bashkëshortes me thikë dhe kërcënonte se do ta vriste atë së bashku me të vëllanë. Policia ka vënë në pranga personin me inicialet B.S i cili mbante me vete armë zjarri pushkë dhe një thikë. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të operacionit policor “Ndërhyrja” u vu në pranga 36-vjeçari që i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kukes operacioni nderhyrja parandalohet vrasja në kukës kukes operacioni nderhyrja parandalohet vrasja në kukës

Sondazh

Poll