Aktualitet

U mbyt 6 ditë më parë në lumin Fan, ndërpriten kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

11 Prill 2022, 08:22 Nga DOSJA
U mbyt 6 ditë më parë në lumin Fan, ndërpriten

MIRDITË– Pas 6 ditësh, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit S.L i cili u mbyt të martën e javës që lamë pas me ujerat e Lumit Fan në Mirditë. Përgjatë 6 ditëve kërkimet përgjatë lumit dhe Hecit të Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Në terren tashmë ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrfikësit dhe banor të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit.

Familjarët ngritën akuza në drejtim të policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët. Ata deklaruan se njoftuan uniformat blu rreth orës 17:00, por pavarësisht kësaj, policia dhe polumbarët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në ndihmë të 10-vjeçarit për ta shpëtuar ishte futur edhe i vëllai, por kur nuk ia kishte dalë mbanë që ta shpëtonte është kthyer në shtëpi ku ka njoftuar familjarët për lajmin e trishtë. Ai kishte dalë të luante se bashku me disa shokë të tjerë, po kjo lojë iu kthye në tragjedi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 10-vjecari ne mirdite mbytet 10-vjecari ne mirdite

Sondazh

Poll