Aktualitet

Vodhi një makinë me armë 6 vite më parë, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari nga Shkodra (EMRI)

14 Korrik 2019, 08:21 Nga DOSJA
Vodhi një makinë me armë 6 vite më parë, ekstradohet

TIRANË– Ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari nga Shkodra, Alket Preka. I riu ishte në kërkim pasi në vitin 2010 u dënua për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Preka ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet në aksin rrugor Zogaj – Shirok dhe e ka çuar në Shkodër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket preka ekstradohet alket preka shkoder alket preka ekstradohet alket preka shkoder

Sondazh

Poll