Bota

Ministri i Jashtëm danez: BE po diskuton një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë

11 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm danez: BE po diskuton një paketë të

DANIMARKË- Ministri i jashtëm danez Jeppe Kofod tha të hënë se Bashkimi Europian po diskuton tashmë një paketë të gjashtë sanksionesh në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Rusisë për të ndalur luftën.

“Nga pala daneze, ne do të jemi të gatshëm të shkojmë sa më shumë që të mundemi për të gjetur konsensus mbi sanksionet, duke përfshirë edhe energjinë,”– tha ai.

Sipas CNN, Gabrielius Landsbergis, ministri i Jashtëm i Lituanisë, tha se gjithashtuse është i lumtur që po punojnë në vendosjen e sanksioneve për Rusinë.

“Jemi të lumtur që Komisioni Evropian e kishte shumë të qartë se ne po fillojmë të punojmë në gjashtë paketa me opsione nafte. Dhe shpresoj që këtë herë, të funksionojë,”-tha Landsbergis. 

I pyetur nga gazetarët se përse duhen vendosur sanksione te reja nga BE-ja ndaj Rusisë ai ju përgjigj duke thënë se do të ishte më miri të shkoje vetë në Kiev, në Irpin dhe në Bucha dhe të shikoje vetë pse duhet të vendosim sanksionet.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zjarr në Gorlovka, Kancelari austriak takohet me Putin, Ukraina pajiset me ‘Hercules’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jeppe sebastian lufta ukraine-rusi jeppe sebastian lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll