Bota

Ukrainë/9 korridore humanitare janë planifikuar të hapen sot për evakuiimin e civilëve

11 Prill 2022, 08:00 Nga DOSJA
Ukrainë/9 korridore humanitare janë planifikuar të hapen sot

UKRAINË- Zëvendëskryeministria ukrainase ka konfirmuar se sot do të hapen nëntë korridore humanitare për tentativë evakuimi.

Sipas Sky News, Iryna Vereshchuk ka thënë se korridoret e planifikuara, të cilat do të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga rajonet lindore të Ukrainës, do të hapen midis Kievit dhe Moskës. Korridoret përfshijnë edhe një rrugë për njerëzit që evakuohen me transport privat nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Mbrëmë, presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se ndërsa kërcënimi për kryeqytetin Kiev ishte zvogëluar, ai po rritet në lindje.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zjarr në Gorlovka, Kancelari austriak takohet me Putin, Ukraina pajiset me ‘Hercules’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 07:20

Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi

Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar...