Bota

Tentoi të arratisej! Arrestohet ish-ministrja rumune e cila u dënua për korrupsion

11 Prill 2022, 08:19 Nga DOSJA
Tentoi të arratisej! Arrestohet ish-ministrja rumune e cila u dënua

RUMANI- Ish-ministrja rumune e turizmit Elena Udrea ndodhet në paraburgim në Bullgari pasi tentoi të arratisej drejt Greqisë. Sipas mediave të huaja Realitatea, ajo ka kundërshtuar vendimin e lëshuar nga gjykata e qytetit bullgar të Blagoevgradit duke tentuar të arratisej drejt Greqisë.

Udrea po qëndron në paraburgim gjatë procedurave të ekstradimit. Ndërkohë që kërkesa për ekstradim është duke u proceduar (duhet të zgjasë shtatë ditë), Udrea duhet të qëndrojë në paraburgim duke pasur parasysh mundësinë reale të arratisjes. 

Në të njëjtën kohë gjykata ka thënë se në apelin e 14 prillit, gjykata bullgare do të vendosë për kërkesën e Udreas për të paraqitur kërkesë për azil politik në Greqi. Udrea u kap në Blagoevgrad disa orë pasi një gjykatë rumune e dënoi atë me gjashtë vite burg për marrje ryshfeti dhe tregti me ndikim.

Nëse nuk ekstradohet në Rumani, Elena Udrea tha se ka kërkuar azil politik në Greqi, ku ka marrë me qira një shtëpi ku mund të qëndrojë sepse ka “probleme serioze shëndetësore”

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elena udrea elena udrea

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 07:20

Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi

Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar...