Bota

Dmytro Kuleba: Moska po përgatit një fushatë dezinformimi që synon mediat dhe politikanët

11 Prill 2022, 08:49 Nga DOSJA
Dmytro Kuleba: Moska po përgatit një fushatë dezinformimi që

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se Moska po përgatit një fushatë dezinformimi që synon mediat dhe politikanët e huaj.

Sipas Sky News, ai tha se lajmet e rreme të publikuara nga mediat e Kremlinit mund të shpërndahen përmes emailit me qëllim që të keqinformojnë njerëzit rreth Ukrainës.

“Rusia e di se furnizimet me armë janë thelbësore për Ukrainën dhe mobilizon të gjitha përpjekjet për t’i ndaluar ato. Moska do të përgatisë një fushatë masive informacioni që synonte mediat dhe politikanët e huaj. Fabrika e tyre e lajmeve jo të vërteta mund ti dërgojë nëpër emaile dhe me këtë të nxisë komente me informacione të pavërteta për Ukrainën. Mos ju besoni,” -shkruan Kuleba në Twitter.

Russia knows arms supplies are essential for Ukraine and mobilizes all efforts to undermine them. Moscow prepared a massive info campaign targeting foreign media and politicians. Their troll factory may spam emails and flood comments with disinfo on Ukraine. Don’t fall for it.

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 11, 2022

Komentet vijnë pasi Kuleba u kërkoi fuqive të NATO-s të dërgojnë armë, duke përfshirë automjete të blinduara. Ai gjithashtu bëri thirrje që liderët e huaj të shkojnë më tej në ndërprerjen e lidhjeve me Kremlinin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zjarr në Gorlovka, Kancelari austriak takohet me Putin, Ukraina pajiset me ‘Hercules’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba lufta ukraine-rusi dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll