Bota

AKSIDENTI/ Ministrja në Kosovë: Fëmija u përplas me makinën time. Policia: Hajdari e kreu

11 Prill 2022, 06:17 Nga DOSJA

KOSOVË– Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se ditën e djeshme është përfshirë në një aksident. Ajo ka bërë të ditur se në lagjen “Arbëria” në Prishtinë një fëmijë është përplasur në makinën e saj. Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”, ka shkruar ajo.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ishte ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ajo e cila ka përplasur një fëmijë me makinë ditën e djeshme. Nuk dihet se cfarë mase do të marrë ministrja.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Më doli para”/ Policia hedh poshtë versionin e ministres: Hajdari e përplasi fëmijën

Aksidenti i ministres në Kosovë/Ish zv.ministri i Kurtit: Domethënë fëmija përplas makinën?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni aksidentohet rozeta hajdari rozeta hajdari aksidentohet rozeta hajdari rozeta hajdari

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 07:20

Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi

Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar...