Bota

“Më doli para”/ Policia hedh poshtë versionin e ministres: Hajdari e përplasi fëmijën

11 Prill 2022, 08:01 Nga DOSJA
“Më doli para”/ Policia hedh poshtë versionin e ministres:

KOSOVË– Policia e Kosovës ka konfirmuar se ishte ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ajo e cila ka përplasur një fëmijë me makinë ditën e djeshme.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo deklaratë bie ndesh me versionin e ministres. Kur aksidenti u raportua në media, ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”. Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente.

LAJMI KRYESOR: Aksidentohet ministrja në Kosovë, Hajdari: Një fëmijë u përplas në makinën time

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora aksidentohet rozeta hajdari rozeta hajdari aksidentohet rozeta hajdari rozeta hajdari

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 07:20

Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi

Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar...