Bota

Video DRAMATIKE nga Shangai! Masat antiCovid, zërat e dëshpëruar të banorëve të bllokuar

11 Prill 2022, 08:24 Nga DOSJA
Video DRAMATIKE nga Shangai! Masat antiCovid, zërat e dëshpëruar

KINË– Banorët e Shangait po jetojnë orë dramatike pasi është shpallur për tre javë karantinimi drastik. Banorët e Shangait e kanë të vështirë të blejnë mish, oriz dhe ushqime të tjera për shkak të bllokimit. Videot që bëjnë xhiron e internetit tregojnë shpërthimin e zemërimit dhe dëshpërimit të banorëve të qytetit që bërtasin të ngujuar brenda banesave të tyre.

Shanghai, një qytet me 26 milionë banorë në bregun juglindor të Kinës, është një qendër kryesore financiare dhe porti më i madh i kontejnerëve në botë. Masat e karantinës përfshijnë punën në distancë, si dhe pezullimin e transportit publik.

Residents in #Shanghai screaming from high rise apartments after 7 straight days of the city lockdown. The narrator worries that there will be major problems. (in Shanghainese dialect—he predicts people can’t hold out much longer—he implies tragedy).pic.twitter.com/jsQt6IdQNh

— Eric Feigl-Ding (@DrEricDing) April 10, 2022

Zgjatja e bllokimit ka shkaktuar shumë probleme në shërbimet e dorëzimit, dyqanet ushqimore dhe madje edhe rrjetin e shpërndarjes në pronësi të shtetit. Klima e dëshpërimit është përgjithësuar dhe zemërimi ka mbërthyer banorët që grabisin dyqanet ushqimore.

Kina ndjek një strategji strikte zero-Covid dhe vendos masa drastike. Shangai dhe provinca verilindore kineze e Jilin janë zonat më të prekura nga pandemia në Kinë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid shangai covid shangai

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 07:20

Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi

Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar...